Një tragjedi familjare ka ndodhur në shtetin e Gjermanisë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Villingen-Schëenningen të Gjermanisë, ku nëna dyshohet të ketë vrarë dy fëmijët e saj dhe më pas veten.
Sipas mediave gjermane, tragjedia mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku babai në orën 18:00 i ka gjetur të pajetë djemtë e tij të moshës 14 vjeç dhe 16 vjeç dhe bashkëshorten e tij.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, ku kanë mundur të konfirmojnë se arma e vrasjes ishte mjeti prerës thika. Sipas hetimeve paraprake raportohet se nëna fillimisht ka vrarë fëmijët dhe më pas veten.
Sakaq, Departamenti i Hetimeve Penale ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që ka ndodhur ngjarja.