Totti dhe Blasi “qetësojnë ujrat”, ish-bashkëshortja i rikthen çelësat e “Longarinas” legjendës verdhekuqe

Vijnë shenjat e para të “shkrirjes” mes Francesco Totti dhe Ilary Blasi. Prezantuesja e “Mediaset” bëri shenjën e parë të paqes me ish-kapitenin e Romës, duke i dorëzuar çelësat e “Longarina”, qendrës sportive që ndodhet në Ostia Antica, e cila ishte bërë çështje mosmarrëveshjesh gjyqësore mes të dyve gjatë muajve të fundit.

Prandaj, ish-kapiteni verdhekuq rifitoi zotërimin e selisë së “Shkollës së Futbollit Totti”. “Dyert u kyçën në mënyrë totalisht arbitrare dhe në mungesë të një dispozite nga organi gjyqësor”, – deklaroi familja e ish-futbollistit, i cili drejton një shkollë futbolli në ato fusha.

Sipas raporteve nga “Repubblica”, marrëveshja e fundit parashikon kthimin e çelësave të strukturës sportive “Asd Longarina” nga familja e Ilary Blasi, që e menaxhonte prej kohësh, tek Totti; si dhe rishikim të kompensimit nga 70.000 në 30.000 euro.


Shtuar 28.06.2023 16:31

Tags: , ,