Tom Cruise mund të kishte jetuar një histori dashurie me Lady Dianën, zbulohet refuzimi “shkatërrues” i Princeshës

Si histori dashurie, ajo mes Lady Dianës dhe Tom Cruise sigurisht që nuk krahasohet me asnjë tjetër. Princesha ishte një fanse e madhe e aktorit, por pasi u takua me të, u zhgënjye shumë nga gjatësia e tij.

Takimi mes Lady Dianës dhe Tom Cruise

Këtë e ka zbuluar Darren McGrady, një ish-kuzhinier i Pallatit Buckingham, i cili gjithashtu ka punuar për princeshën për disa vite. Sipas rrëfimit të tij, Diana u takua me Tom Cruise në Pinewood Studious të Londrës në vitin 1995, në xhirimet e “Mission Impossible”, ku princesha shkoi me William dhe Harry. Por ajo e kuptoi menjëherë se një marrëdhënie me aktorin ishte e përjashtuar.

Diana: “Është një tjetër për t’u fshirë nga lista … Është shumë i shkurtër!”

Pas kthimit të saj nga takimi me Cruise, Diana kishte nxituar në kuzhinat e Pallatit Kensington. “Ajo hyri në heshtje, mori disa fruta dhe filloi të dilte jashtë”, thotë shef McGrady. “Por befas ndaloi te dera dhe tha ‘Është një tjetër për t’u hequr nga lista…. Është shumë i shkurtër’.”

Takimi i parë i Lady Diana dhe Tom Cruise

Në fakt, princesha tashmë ishte përplasur me Tom Cruise. Në biografinë Diana: “The Intimate Portreit”, nga viti 2007, vëzhguesja mbretërore Judy Wade kishte specifikuar se të dy ishin takuar për herë të parë në vitin 1992, në premierën në Londër të “Rebel Hearts”, ku mori pjesë edhe Nicole Kidman, ende e martuar me aktorin në atë kohë.

Miqësia me Princin William

Tom Cruise, i cili mori pjesë në funeral në vitin 1997, nuk e ka harruar kurrë princeshën. Ai gjithashtu ka mbajtur marrëdhënie të mira me William gjatë viteve, disa ditë më parë ftoi Princin dhe Kate Middleton në një shfaqje private të “Top Gun: Maverick”.


Shtuar 6.04.2022 13:55