The Telegraph: Rritet rreziku për luftë totale në Lindjen e Mesme

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit gjatë kësaj të premteje nuk ka bërë ndonjë surprizë për perëndimorët, por se shkakton shqetësim të madh. Kjo, pasi ekziston rreziku që rajoni të shkojë drejt një lufte gjithëpërfshirëse.

Pas sulmit të Iranit ndaj shtetit izraelit më 13 prill, ishte e qartë se izraelitët do të kishin një përgjigje. Atë natë, presidenti amerikan Joe Biden nuk ofroi mbështetje totale për Benjamin Netanyahun, si dhe nuk ishte pro një hakmarrjeje “të nxehtë” momentale.

Kjo këshillë duket se nuk është marrë parasysh nga Netanyahu, raporton The Telegraph.

Pas sulmit me raketa të Iranit, kabineti i luftës në Izrael ka zhvilluar mbledhje të gjatë të mbyllur, teksa ka diskutuar për kohën për një sulm, vendndodhjen, si dhe shtrirjen.

Kjo do të thoshte se rreziku i një lufte Izrael-Iran ishte më i madh. Edhe Irani është zotuar se do të përgjigjet për çdo sulm ndaj Teheranit, duke e agravuar situatën akoma më tej.

Izraeli dhe Irani prej vitesh kanë qenë në një luftë totale. Por këto ngjarje duket se do të rizgjojnë armiqësitë e vjetra mes dy vendeve. Një konflikt mes dy vendeve mund të bëjë që dhe shtete të tjera të përfshihen në konflikt, çka mund të sjellë rrezikun për një luftë totale në Lindjen e Mesme, e cila do kishte pasoja katastrofike.


Shtuar 19.04.2024 14:29