Tentuan të kalonin Kanalin për në Britani në temperatura të ulëta, vdesin 4 emigrantë pas përmbytjes së varkës

Katër emigrantë kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është në gjendje kritike pasi u përpoqën të arrinin në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca veriore, pavarësisht temperaturave të ulëta, thanë autoritetet detare franceze.

Viktimat ishin pjesë e një grupi prej më shumë se 70 personash që u përpoqën të hipnin në varka jashtë vendpushimit bregdetar të Wimereux rreth orës 2 të mëngjesit me orën lokale të dielën, sipas raportimeve nga mediat lokale. Autoritetet lokale thonë se katër viktimat ishin nga Iraku dhe Siria, raporton The Guardian.

Katër trupa u zbuluan brenda ose pranë ujit, dhe një person që besohet të ketë pësuar një arrest kardiak u transportua në spitalin e Boulogne.