Sulmi në Jemen, reagon Netanyahu: Ata që sulmojnë Izraelin do të pagujnë një çmim të rëndë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka reaguar pas sulmit ajror të ushtrisë izraelite në portin e Hodeidah të Jemenit, si kundërpërgjigje ndaj rebelëve Houthi, të cilët të premten, lëshuan dron në Tel Aviv.

Netanyahu e konsideroi të suksesshëm operacionin e kryer nga IDF dhe IAF, shkruan The Times of Israel.

“Goditëm objektiva 1700 kilometra larg kufijve tanë”, tha kryeministri Netanyahu.

“Unë kam një mesazh për armiqtë e Izraelit – mos u gaboni për ne. Ne do të mbrojmë veten në çdo mënyrë, në çdo front. Kushdo që na dëmton do të paguajë një çmim shumë të rëndë për agresionin e tij”, shtoi Netanyahu.

Netanyahu gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të rrisë masat kundër Iranit dhe përfaqësuesve të tij.


Shtuar 20.07.2024 22:50