Sulm në një shkollë në Suedi, të paktën dy persona të plagosur

Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi në shkollën Brinell, në qytetin Fagersta të Suedisë.

Të lidhura

None found

Ngjarja u regjistrua sot, pak pas orës 14:00 sipas kohës lokale, ndërsa policia suedeze u njoftua menjëherë për incidentin.

Sipas autoriteteve lokale, një person hyri me forcë në ambientet e institucionit arsimor i armatosur me shpatë dhe plagosi disa persona.

Bashkia e Fagerstas bëri të ditur se autori kishte me vete një thikë kur hyri në shkollë dhe sulmoi disa persona.

Media suedeze Aftonbladet, duke iu referuar burimeve të saj, raportoi se i dyshuari është një burrë. Deri tani, të paktën dy persona dyshohet se janë plagosur.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Policia deklaroi se, në këtë fazë, nuk ka shenja për një rrezik të mëtejshëm ndaj publikut.

“Po përpiqemi të krijojmë një pasqyrë të situatës, por aktualisht nuk kemi asnjë indikacion për ndonjë rrezik ndaj publikut”, tha zëdhënësi i policisë.


Shtuar 21.08.2026 15:46

matbetsultanbeyli escortıptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisGrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubet