Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka përsëritur apelin e Uashingtonit për krijimin e institucioneve të Kosovës, duke paralajmëruar se bllokada politike po i shkakton vendit humbje të mundësive.
Të lidhura
None found
Në një prononcim për rtv21, një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë deklaroi se liderët politikë duhet të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, qytetarët presin që udhëheqësit të veprojnë në interesin më të mirë të vendit, ndërsa zgjatja e ngërçit duhet t’i shtyjë ata t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit për të gjithë qytetarët.
