Gara: Përfunduan zyrtarisht gërmimet në Kalludër dhe Jabukë, u gjetën 23 persona

Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, bëri të ditur se ka përfunduar puna në lokacionet e dyshuara për varreza masive.

Të lidhura

None found

Sipas tij, pas rreth katër javësh angazhim është mbyllur edhe procesi i zhvarrosjes së pjesëve kockore.

“Bëhet fjalë për rreth katër javë punë, nga fundi i muajit deri më sot. Tashmë mund të konfirmohet se hapësira është shënuar në kuadër të lokacioneve të konfirmuara të varreve masive. Procesi ka përfunduar sa i përket vlerësimit të lokacioneve dhe zhvarrosjes së të gjitha mbetjeve mortore, të cilat më pas janë dërguar në IML për ekzaminime të mëtejshme ligjore, përfshirë edhe analizat e ADN-së”, deklaroi Gara.

I pyetur se kur do të informohen familjarët e viktimave, Gara shpjegoi se identifikimi përmes analizave të ADN-së kërkon më shumë kohë. Ai theksoi se familjet do të njoftohen menjëherë pasi institucionet të marrin rezultatet e analizave.

“Çdo çështje që është në kompetencë të institucioneve të Kosovës do të trajtohet me prioritet dhe profesionalizëm. Identifikimi përmes analizave të ADN-së mund të zgjasë pak më shumë. Sapo të pranojmë raportin e ADN-së, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm, ndërsa njoftimi i familjeve do të jetë një nga veprimet e menjëhershme. Kjo pjesë do të kërkojë pak më shumë kohë”, tha ai.


Shtuar 21.08.2026 15:43

matbetsultanbeyli escortıptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisGrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubet