Një sulm i dyshuar me dronë nga rebelët Houthi të Jemenit që synonte një cisternë të naftës në Abu Dhabi shkaktoi 3 viktima dhe 6 të plagosur, sipas një deklarate të policisë.
Viktimat janë dy shtetas indianë dhe një pakistanez, ndërsa të plagosurit kanë marrë lëndime të lehta.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë në luftë me Jemenin që nga fillimi i vitit 2015 dhe kanë qenë një anëtar kyç i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite që nisi sulmet kundër Houthis pasi grupi pushtoi kryeqytetin e Jemenit dhe rrëzoi qeverinë e mbështetur ndërkombëtarisht.