Të shtëna me armë zjarri në SHBA, raportohet për 4 persona të vdekur

Katër persona u vranë, përfshirë dy të mitur, pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një periudhe 3 orëshe në zonën e Kansas City në SHBA. Sipas mediave amerikane sulmet ndodhën në të dy anët e lumit Missouri.

Sipas raportimeve, e gjitha filloi rreth mesditës kur policia e Kansas iu përgjigj një skene me të shtëna dhe gjeti një djalë 15-vjeçar që kishte marrë një plagë, por që më vonë ndërroi jetë.

Rreth 90 minuta më vonë, policia u njoftoi përsëri për disa të shtëna, ku konstatua një person i vdekur.

Pas 30 minutash, u raportua perseri per nje person i cili ishte qelluar me arme zjarri.

Pak minuta më vonë një tjetër ngjarja ndodhi, ku viktime ishte një i mitur.

Vetëm fundjavën e kaluar, të paktën 16 njerëz vdiqën dhe më shumë se 40 u plagosën në të shtënat e shumta në të gjithë vendin.

Shtuar 10.06.2021 09:06

Tags: , ,