Sulm i përgjakshëm në dy kisha, humb jetën një person, plagoset prifti në Spanjë

Një sulm i përgjakshëm ka ndodhur në dy kisha në Spanjë, mbrëmjen e djeshme. Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur si pasojë e sulmit me hanxhar në dy kisha në Spanjën jugore.

Sipas ministrisë së brendshme autori i dyshuar fillimisht hyri në kishën e San Isidro në
Algeciras, ku plagosi rëndë priftin. Më pas ai shkoi në një kishë të dytë, ku vrau një tjetër person me hanxhar.

BBC raporton se autori u neutralizua dhe u arrestua menjëherë pas sulmit.Nuk dihen ende motivet e sulmit.

Sakaq mësohet se hetuesit po e trajtojnë ngjarjen të lidhur me terrorizmin.

Kryeministri Pedro Sanchez shkroi në Twitter: “Unë dërgoj ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave që vdiqën në këtë sulm të tmerrshëm”.

Incidenti u denoncua nga komuniteti lokal mysliman në Algeciras, i cili e dënoi atë si një “sulm brutal dhe të egër”./albeu.com/