Studentët në Beograd protestojnë, gatuajnë dhe luajnë futboll në mes të rrugës

Studentët në Beograd kanë nisur një protestë 24-orarëshe, e cila pritet të zgjasë deri nesër më datë 28 janar, në orën 10:00.

Një protestë paqësore, ku studentët luajnë futboll, volejbollë dhe gatuajnë, ndërsa u janë bashkuar dhe fermerë me traktorë dhe motoçiklistë. Gjithashtu, autoritetet kanë siguruar ujë të pijshëm, tualete dhe kosha për mbeturinat dhe ekipet e Ndihmës së Shpejtë janë gjatë gjithë kohës në gatishmëri.

Sakaq, provimet dhe mësimi në fakultetin e Mjekësisë në Nish, janë anuluar derisa kërkesat e studentëve të merren parasysh, ku përjashtim bëjnë vetëm studentët e studimeve në gjuhën angleze, ata të doktoraturës dhe të studimeve specialistike.

Studentët kanë theksuar se provimet e zhvilluara gjatë kësaj periudhe do të konsiderohen të pavlefshme.


Shtuar 27.01.2025 17:52