Si pagoi Joe Biden aksidentalisht shumën marramendëse për “netët e nxehta” të djalit me prostitutën ruse

Joe Biden mund të ketë paguar pa dashje për netët e djalit të tij Hunter me një prostitutë ruse në “Hotel Chateau Marmont” të Hollywood në vitin 2018, sipas mesazheve me tekst dhe faturave të marra nga laptopi i tij.

Në maj 2018, Hunter Biden mori me qira një dhomë të bukur në Hotel Chateau Marmont dhe kërkoi një prostitutë ruse ta shoqëronte.

Mesazhet dhe faturat e gjetura në laptopin e Hunter të cilat disponohen nga New York Post zbulojnë se djali i Biden mund të ketë shpenzuar gabimisht paratë e babait të tij për të paguar prostitutën ruse tre vjet më parë.

“Përshëndetje, emri im është Rob. Unë jam duke qëndruar në Chateau Marmont.  A jeni në dispozicion tani?” i ka dërguar ai mesazh gruas, duke përdorur emrin Robert.

Gjatë vizitës së saj në hotel, ai dhe shoqëruesja ruse me emrin “Yanna” kanë kryer marrëdhënie seksuale, kanë pirë vodka dhe kanë regjistruar video pornografike, sipas Post.

Dhe mesazhet e ruajtura në laptop tregojnë se Joe Biden mund të ketë qenë padashur personi që paguan faturën për fundjavën “e egër”, sipas mesazheve të marra nga Post.

Me “Yanna”, Hunter kishte kaluar net të paharruara në maj 2018, në Chateau Marmont. Shuma që i detyrohej asaj ishte 8,000 dollarë, sipas artikullit të New York Post. Megjithatë, një total prej 25,000 dollarësh u depozituan në llogarinë e ruses./abcnews

Shtuar 23.06.2021 15:43