OSHEE lë sot pa drita një pjesë të Tiranës: Këto zona nuk do të kenë energji!

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka dhënë njoftim për shkëputjen e energjisë në disa zona të Tiranës, për disa orë gjatë ditës së sotme.

NJOFTIMI:

Pershendetje/Njoftim për abonentët #TiranëStakim, 23 qershorNë kuadër të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, sot gjatë intervalit kohor 16:00-19:30 do të punohet në një nga fiderat e NST Kashar.

Pa energji do të mbetet pjesërisht: Rruga dytesore e Autustrades Tirane -Durres, bizneset ne krahun e djathte te Autostrades , ura e Limuthit deri tek kryqezimi i Rinasit


Shtuar 23.06.2021 15:44