Shpërthejnë infektimet në Britani, shënohet numri më i lartë i rasteve të reja që prej janarit

Britania e Madhe vijon të përballet me rritje të shifrave të personave të infektuar me COVID-19.

Dhe pse prej javësh raportonte një përmirësim të situatës, kjo për shkak dhe të fushatës së vaksinimit, tashmë një valë e re infektimesh ka shpërthyer në Britani.

Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore bëjnë me se 35 mijë persona të tjerë u infektuan me koronavirus, shifër kjo që nuk regjistrohej prej 22 janarit.

29 persona humbën jetën, duke e çuar bilancin total të fataliteteve që nga shpërthimi i virusit në 128 365.


Shtuar 9.07.2021 18:23