Shokon Paris Hilton: Më kanë dhunuar gjithë jetën

Në verën e vitit 1998, në një qendër për adoleshentët me probleme në Utah, 17-vjeçarja Paris Hilton ri–shpiku veten. “Kisha aq shumë dhimbje sa krijova këtë jetë fantazioze të kukullës Barbie. Ishte një personazh që e vendosa si maskë për të mbrojtur veten”- thotë trashëgimtarja e familjes që zotëron rrjetin e famshëm të hoteleve.

Ajo do të pretendonte se ishte një vajzë e quajtur Amber Taylor, dikush që ndryshe nga ajo nuk ishte përdhunuar nga një i panjohur, apo që nuk ishte rrëmbyer nga shtrati i saj nga burra të maskuar të punësuar nga prindërit e saj të shqetësuar për fatin e saj.

Që në moshë të re, ajo kishte mësuar të modulonte zërin e saj derisa të tingëllonte si “i zhurmshëm dhe joshës”, ngjashëm me operatoret e linjave të nxehta në telefon, reklamat e të cilave ajo do t`i shihte në TV natën vonë. Ajo lloj shtirje u bë për të një lloj lirie.

“Familja ime ka dashur gjithmonë që unë të isha shumë korrekte. Por unë nuk doja të njihesha si mbesa e pronarëve të Hoteleve Hilton. Doja të njihesha si dikush tjetër”,- shton ajo. Kësisoj Paris u bë një shembull i sjelljeve të tepruara të brezit të saj.

Së bashku me mikeshën e saj Nicole Richie, Hilton u bë e njohur në një shfaqjen televizive komike “The Simple Life” në vitet 2003-2007. Më pas ajo publikoi një album muzikor dhe luajti në disa filma. Ajo lidhi një miqësi të ngushtë më këngëtaren Britney Spears.


Shtuar 17.04.2023 23:57