DETAJET/ Paris Hilton do të ndërrojë 10 fustane në dasmën e saj, do zgjasë tre ditë

Milionerja Paris Hilton do të ndërrojë 10 fustanë në dasmën e saj që pritet të mbahet së shpejti.

Dasma e saj me Carter Reum do të zgjasë plot tre ditë dhe do të jetë tejet madhështore, ndoshta një nga dasmat më të mirorganizuara në botë.

Të gjitha këto Hilton i rrëfeu për Jimmy Fallon ku tha se procesi i planifikimit të dasmës së saj gjigante, megjithëse ka qenë mjaft stresues, ia ka vlejtur sepse do të jetë diçka mjaft e veçantë.

“Do të jetë diçka e ndryshe, në ato tre ditë do të ndodhin plot gjëra që si keni menduar kurrë për një dasmë”, ka pohuar ajo.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, Paris Hilton mori surprizën më të bukur për 40-vjetor, një propozim unik për martesë. I dashuri i saj, Carter Reum, i propozoi Hilton përgjatë festimeve të ditëlindjes, e cila u organizua në një ishull privat.

“Kur gjen shpirtin tënd binjak ti jo thjesht e di, por e ndjen. Unë dhe ai kemi qenë bashkë që prej takimit të parë dhe për ditëlindjen time ai organizoi një udhëtim në këtë parajsë tropikale. Teksa shkonim për të ngrënë darkë buzë detit, ai u ul në gjunjë dhe më propozoi. Sigurisht që thashë po! S’ka asnjë tjetër me të cilin do të doja të jetoja përgjithmonë”, shkroi Paris Hilton më pas./albeu.com


Shtuar 19.08.2021 13:55