Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mes dy shqiptarëve mbrëmjen e sotme në Platia Vathi në qendër të Athinës. Gjithashtu dyshohet se shkak i sherrit mes tyre ka qenë një pazar i prishur. Siç raportohet autori është një 35-vjeçar ndërsa i plagosuri është një 55-vjeçar.
Po ashtu mësohet se autori është vënë në pranga dhe do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie nën akuzën e plagosjes së rëndë me dashje. Ndërsa i plagosuri është dërgua në spital në gjendje të rëndë. Ndërkohë policia po heton për shkaqet e ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin grek.