Një 50-vjeçare është kthyer në makth për pasagjerët e linjës Duseldorf-Heraklion. 50-vjeçarja holandeze e cila ka qenë në gjendje të dehur, ka shkaktuar kaos brenda avionit.
Gruaja ka filluar të shajë dhe të bërtasë pa asnjë arsye. Pavarësisht se ekuipazhi është munduar disa herë ta qetësojë kjo ka qenë e pamundur, pasi 50 vjeçarja ka vijuar të shajë dhe të ofendojë pasagjerët e tjerë.
Makthi për pasagjerët ka përfunduar pasi avioni është ulur në pisë, dhe menjëherë 50-vjeçares i janë vënë prangat.