Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu mbështetjen e tij për veprimet ushtarake te Shteteve të Bashkuara kundër Iranit dhe vlerësoi se shtetet anëtare do të mbështesin SHBA-në, pavarësisht se deri tani janë treguar të tërhequr.
Ai theksoi se bashkëveprimi në kolektiv është shumë i rëndësishëm.
“Ajo që di është se ne gjithmonë bashkohemi “, duke nënvizuar rëndësinë e veprimit kolektiv të NATO-s.
Trump e ka kritikuar NATO-n duke thënë se pa SHBA-në ajo mbetet një aleancë pa forcë të mjaftueshme dhe se pa Amerikën NATO është një tigër në letër dhe frikacake.
Këto kritike erdhën pasi shumë nga vendet evropiane refuzuan të mbështesnin SHBA-në në operacionet për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Rutte u përpoq t’i shmangte kritikat duke shpjeguar se forcat evropiane kanë nevojë të koordinojnë veprimet e tyre.
“E kuptoj shqetësimin e presidentit me kohën e nevojshme, por kërkoj gjithashtu mirëkuptim, pasi vendet duhej të përgatiteshin pa informacion paraprak”, tha ai.
Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s e krahasoi situatën aktuale me përvojën ndërkombëtare me Korenë e Veriut, duke vënë në dukje se negociatat e zgjatura mund të çojnë në humbjen e kohës vendimtare në parandalimin e zhvillimit të armëve bërthamore.
