Tetë persona, duke përfshirë një fëmijë, kanë vdekur pasi trupat ruse “hapën zjarr” ndaj një turme banorësh vendas, sipas një zyrtari ukrainas.
Në një postim në Telegram, guvernatori i Luhansk tha se sulmi u krye nga “granatahedhës me karburant” ndërsa civilët po rimbushnin furnizimet e tyre me ujë të pijshëm.
“Si rezultat, tetë persona vdiqën në vend, duke përfshirë një fëmijë. 21 persona të tjerë u plagosën. Lëndime me ashpërsi të ndryshme. Njerëzit u shtruan në spital në Kramatorsk”, shkroi Serhiy Haidai.
Ai shtoi se tre stacione janë “qëlluar me qëllim”, së bashku me një tunel që lidh dy pjesë të veçanta të Novodruzhesk – një qytet në Lysychansk, i cili është në Luhansk.
Rajoni i Luhanskut, në Ukrainën lindore, është përballur me një breshëri sulmesh që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkurt.
Është një objektiv kryesor për Vladimir Putin, me Rusinë që i duhet vetëm të pushtojë Lysychansk në mënyrë që të ketë kontrollin e të gjithë zonës. /albeu.com