Në Prishtinë zhvillohet sot një protestë e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Të lidhura
None found
Aktiviteti mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe ka si moto “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.
Përmes protestës kërkohet një reagim më i vendosur nga institucionet, si dhe ndërmarrja e masave konkrete për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore.
Organizatorët kërkojnë që vrasjet e grave dhe rastet e dhunës të trajtohen me urgjencë nga institucionet, ndërsa paralelisht të merren hapa konkretë për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.
