Rriten masat e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë/ Frikë për trazira e dhunë pas rezultatit të zgjedhjeve (FOTOT)

Ndërsa amerikanët presin rezultatet e zgjedhjeve, Uashingtoni është në gatishmëri të lartë për dhunë të mundshme nga mbështetësit e Trump, nga frika e një përsëritjeje të trazirave të Capitol në 2021.

Teksa pritet me ankth rezultati i kësaj gare historike presidenciale, Uashingtoni po përgatitet për më të keqen, sipas mediave amerikane.

Distrikti i Kolumbisë, po përgatitet për një tjetër sulm të dhunshëm të mbështetësve të Donald Trump, nëse ai humbet kundër Kamala Harris.

Masave të rrepta tashmë ekzistuese të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, i është shtuar një gardh metalik i zi prej më shumë se dy metra lartësi.

Autoritetet federale dhe lokale, kanë frikë nga skenat që të kujtojnë sulmin vdekjeprurës në Kapitol më 6 janar 2021.