Futbollisti me origjinë shqiptare, Rey Manaj, ka postuar një fotografi me yllin botëror të futbollit Anthuan Greisman.
Foto është shkrepur gjatë momentit të stërvitjes, ku po zhvillohen përgatitjet për sezonin e ri.
Rey Manaj po vazhdon që të stërvitet me ekipin e parë të Barcelonës dhe me yjet e Europës. Sulmuesi shqiptar mbetet pjesë e skuadrës që drejtohet nga Koeman, megjithëse duhet të presim fundin e merkatos së verës për të parë nëse mund të kemi një lëvizje të mundshme.
Ndërkohë nga krahu tjetër po afrohen edhe ndeshjet e Kombëtares në kualifikueset e Botërorit. Fillimisht kuqezinjtë do të përballen ndaj Polonisë në transfertë. Pritshmëria është e lartë te Manaj që ndryshe nga herët e shkuara, ka më shumë për të treguar falë leksioneve që i janë dhënë nga yjet e futbollit europian./albeu.com