Ministri Blerim Gashani përgëzon Gresa Bakraçin për arritjet: Kosova krenohet me kampionen e saj

Ministri i Sportit, Blerim Gashani, ka shprehur vlerësim të lartë për të arriturat e atletes nga Kosova, Gresa Bakraçi, e cila po vazhdon të spikasë në skenën ndërkombëtare me paraqitje të jashtëzakonshme.

Në një postim të tij, ai bëri të ditur se ka pasur kënaqësinë të takohet me kampionen kosovare, duke nënvizuar se rezultatet e saj pasqyrojnë përkushtimin, disiplinën dhe krenarinë që sportistët e Kosovës po e përfaqësojnë jashtë vendit.

Të lidhura

None found

Gashani kujtoi se Bakraçi është shpallur nënkampione në Kampionatin Evropian të Shteteve në zhvillim, të mbajtur në Monako, duke dëshmuar edhe një herë nivelin e saj elitar në atletikë.

“Në orët e para të mëngjesit, dita nisi me një nga ato takime që të kujtojnë pse sporti është më shumë se garë, është krenari, disiplinë dhe identitet kombëtar.

Me kënaqësi të veçantë takova kampionen tonë, atleten Gresa Bakraçi, e cila vazhdon të shkruajë histori për sportin e Kosovës me suksese të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare.

Në Kampionatin Evropian të Shteteve në zhvillim në Monako, ajo u shpall nënkampione, duke konfirmuar nivelin e saj elitar në atletikë. Në Kampionatin Ballkanik në Volos, ajo fitoi 2 herë titullin nënkampione ballkanike dhe vendosi rekord shtetëror në 5000 metra, duke e bërë këtë paraqitje, një nga më të veçantat e saj. Ndërsa në “Challenge Meeting” në Celje, Slloveni, u shpall kampione dhe theu edhe një herë rekordin shtetëror në 1 milje.

Gresa Bakraçi po vazhdon të mbetet një nga figurat më të suksesshme të atletikës kosovare dhe një frymëzim i vërtetë për gjeneratat e reja.

Suksese të mëtejshme kampione!

Kosova është krenare me ty”, shkroi ai.


Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetjojobetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbettürk pornoMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomJojobetjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet