Regjistrohen disa tërmete në Serbi, lëkundjet ndjehen dhe në Kosovë

Në 24 orët e fundit, qyteti i Vrajës në Serbi është përballur me një disa tërmete që kanë shkaktuar panik tek banorët.

Epiqendra e tërmetit të fundit ka qenë rreth 13 km në verilindje të qytetit të Vranjës, të dielën më 13 tetor 2024, rreth orës 20:46.

Sipas të dhënave nga institucionet sizmologjike, ky tërmet konsiderohet me intensitet të moderuar dhe nuk pritet të shkaktojë dëme të mëdha strukturore. Lëkundjet janë ndjerë jo vetëm në Serbi, por edhe në Kosovë, veçanërisht në zonat e afërta me kufirin.


Shtuar 13.10.2024 22:50

Tags: ,