Qytetet me ajrin më të pastër dhe më të ndotur në botë, po Tirana?

Një problem global që po shqetson gjithë botën sot,  është ndotja e ajrit.
Faktorët e ndotjes së ajrit janë të shumtë ku mund të përmendim smogun, uzinat e ndryshme, shtimi i mjeteve të trasportit pasi përdorin lëndë djegëse si: nafta, benzina, etj.

Por le të shohim një renditje të qyteteve në botë përsa i përket pastërtisë dhe papastërtisë së ajrit.

10 qytetet me ajrin më të pastër:

Charlotte Amalie (Ishujt e Virgjër)
Stokholm (Suedi)
Helsinki (Finlandë)
Uellington (Zelanda e Re)
Talin (Estoni)
Oslo (Norvegji)
Reykjavik (Islandë)
Otava (Kanada)
Uashington (SHBA)
Quito (Ekuador)

10 qytetet me ajrin më të keq:

Katmandu (Nepal)
Xhakarta (Indonezi)
Manama (Bahrein)
Sarajevë (Bosnjë dhe Hercegovinë)
Bishkek (Kirgistan)
Doha (Katar)
Kabul (Afganistan)
Ulaan Baatar (Mongoli)
Daka (Bangladesh)
Delhi (Indi).

Përsa i përket Tiranës ,niveli i ndotjes së ajrit  është mbi normën e përcaktuar nga Bashkimi Evropian, përqendrimi i dioksidit të karbonit ka është dyfish mbi vlerën standarde .
Sektori që luan rol të rëndësishëm në ndotjen e ajrit është ai i transportit, i ndjekur më pas nga aktiviteti i ndërtimit.
Këto të dhëna janë si rezultat i një raporti të publikuar së fundmi nga Instituti për Zhvillimin e Habitatit “Co-Plan”./albeu.com/

 

Shtuar 18.03.2021 11:03