Dumoshi e gatshme të kandidojë për kryetare të Prishtinës

Lumir Abdixhiku ka deklaruar se nuk do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës, duke lëshuar rrugë për kandidatët tjerë.

Në anën tjetër, gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar se Vlora Dumoshi i ka shprehur gatishmërinë për të kandiduar si kryetare e Prishtinës.

“Po më shkruan Vlora Dumoshi, po thotë se është e gatshme të kandidojë për kryetare të Prishtinës”, ka thënë Kajtazi në Dukagjin.

Demaj në anën tjetër ka thënë se ky veprim i Dumoshit është i mirë, pasi që sipas tij politikanët duhet të sfidojnë veten.


Shtuar 18.03.2021 11:37