Protesta masive në Spanjë kundër qeverisë

Organizatat e shoqërisë civile kanë organizuar protestë masive kundër kryeministrit Pedro Sanchez, që arriti të siguronte votat për të vazhduar mandatin. Kësaj proteste i janë bashkuar edhe partitë e djathta që kanë kundërshtuar marrëveshjen për formimin e qeverisë.

Lideri socialist Sanchez mbijetoi politikisht kur arriti të siguronte votat për kryeministër duke amnistuar politikanët dhe aktivistët që organizuan referendumin për ndarjen e Katalonjës gjatë vitit 2017.

Por tani i është vështirësuar puna për të mbajtur të kënaqur përkrahësit dhe të sigurojë pushtetin për katër vjetët e ardhshëm. Teksa ekspertët politikë pajtohen se Sanchezin e pret mandat i vështirë, ata kanë thënë se lideri socialist ende nuk është djegur politikisht.


Shtuar 18.11.2023 16:56