Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, po kërkon 100,000 euro dëmshpërblim pasi video filmash për të rritur që e kanë gjoja atë për protagonist janë ngarkuar në internet.
Meloni pritet të dëshmojë për këtë çështje përpara një gjykate në qytetin Sassari të Sardenjës më 2 korrik. Një i ashtuquajtur imazh deepfake është ai ku vendos e një personi vendoset në mënyrë dixhitale në trupin e dikujt tjetër. Videot që kanë trazuar Melonin mendohet të jenë krijuar nga një 40 vjeçar, i cili është tashmë nën hetim së bashku me babanë e tij 73 vjeç.
Policia tregoi se mund t’i identifikojë ata përmes gjurmimit të pajisjes celulare që është përdorur për postimin e videove. Të dy personat akuzohen për shpifje, e sipas rastit ligjit italian, disa raste të shpifjes mund të përbëjnë shkelje penale dhe të dënohet me burg. Sipas aktakuzës, videot u postuan në një uebsajt amerikan filmash për të rritur ku u panë “miliona herë” gjatë disa muajve.
Ekipi ligjor i Melonit njoftoi se nëse kërkesa e saj për dëmshpërblim është e suksesshme, ajo do t’ia dhurojë 100,000 eurot një fondi për mbështetjen e grave që kanë qenë viktima të dhunës nga meshkujt. Maria Giulia Marongiu, avokatja e kryeministres italiane tha se kjo betejë e saj ka për qëllim në fakt “t’i dërgojë një mesazh grave të cilat janë viktima të këtij lloj abuzimi që të mos frikësohen, por të padisin ata që i nëpërkëmbin dinjitetin në këtë mënyrë”. Videot e rreme të Melonit datojnë në periudhën përpara se ajo të bëhej kryeministre në vitin 2022.