Peshkaqeni sulmon një person në Florida, i plagosuri ndodhet në gjendje kritike

Një burrë në Florida është plagosur rëndë pas sulmit nga një peshkaqen, teksa ndodhej në det. Peshkaqeni e kafshoi ate në krahun e tij të djathtë, duke bërë që ai të humbasë shumë gjak, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje kritike.

Autoritetet në kontenë Nassau, pranë kufirit Florida-Gjeorgji, morën një sinjal shqetësimi nga një varkë të premten. Pas kësaj ekipet e shpëtimit, fillimisht kufizuan gjakderdhjen dhe më pas e dërguan të lënduarin në spital.

Në fillim të këtij muaji, një grua dhe dy vajza adoleshente u plagosën në sulmet në bregun e Gjirit të Floridës. Autoritetet lokale thonë se sulmet e peshkaqenëve janë jashtëzakonisht të rralla dhe theksojnë se të goditesh nga rrufeja është në të vërtetë 30 herë më shumë gjasa sesa të sulmohesh nga një peshkaqen.


Shtuar 29.06.2024 23:29