Përmbytjet godasin Afganistanin, dhjetëra viktima dhe qindra të zhdukur (VIDEO)

40 njerëz vdiqën, 150 janë zhdukur dhe qindra shtëpi janë shkatërruar për shkak të përmbytjeve në provincën Nuristan, në verilindje të Afganistanit.

Sipas mediave vendase 40 njerëz u mbytën nga përmbytjet mbrëmë në zonën e Kamdes, rreth 200 km në verilindje të Kabulit, ndërsa një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar.

Sipas zyrtarëve afganë, është e vështirë të merret informacion i besueshëm, pasi Kamdes ka rënë nën kontrollin e talebanëve dhe telekomunikacioni është në gjendje të keqe.

Fatkeqësi të tilla janë të zakonshme në vend, veçanërisht në zonat e varfra rurale, ku shtëpitë zakonisht janë të ndërtuara dobët dhe ndodhen në vende të rrezikshme. Këto incidente vrasin dhjetëra njerëz çdo vit në Afganistan.


Shtuar 29.07.2021 17:26