Përleshje e dhunshme në një dasmë në Ohio, arrestohen dhe plagosen 3 persona

Një ceremoni dasme në Ohio të SHBA-së përfundoi në kaos pas një konflikti mes dy familjeve. Të ftuarit u larguan me nxitim drejt parkingut, pasi një burrë dyshohet se kërcënoi të pranishmit me thikë.

Ngjarja nisi pas një mosmarrëveshjeje të vjetër familjare. Një prej të ftuarve u tha autoriteteve se ishte duke kërcyer kur “katër vëllezër e sulmuan”, ndërsa situata u përshkallëzua brenda pak çastesh.

Të lidhura

None found

Policia lokale deklaroi se 46-vjeçari Raed Mahmoud Suleiman mori një thikë nga tavolina dhe nisi t’u drejtonte kërcënime personave të tjerë në sallë. Në pamjet filmike të incidentit shihet tensioni mes të pranishmëve, ndërsa një person i hedh një karrige burrit që mbante thikën.

“Ai shkoi një hap më tej dhe nxori një thikë të vërtetë dhe po kërcënonte njerëzit me të”, deklaroi Shefi i Policisë së Westlake, Jerry Vogel.

Forcat e rendit ishin informuar paraprakisht për personat e lënduar. Kur efektivët mbërritën në ambientet e pritjes, të paktën 40 njerëz kishin dalë nga salla dhe ndodheshin në parking, në përpjekje për t’u larguar nga përleshja.

Sipas hetuesve, përplasja lidhet me armiqësi të hershme mes dy familjeve. Të dyja palët, të cilat zakonisht nuk takohen, ndodheshin në të njëjtën dasmë dhe ky takim duket se riktheu konfliktet e së kaluarës.

Raed Mahmoud Suleiman u arrestua dhe akuzohet për sulm, shkaktim paniku dhe manipulim provash. Ai dyshohet se e hodhi thikën para mbërritjes së policisë. Në pranga përfunduan edhe dy burra të tjerë.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur tërësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar rolin e secilit person të përfshirë.


Shtuar 27.08.2026 17:52

sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabet