Balliu: Ergys Agasi vendosi Ilir Prodën në krye të Policisë, u arrestua me krahun e tij të djathtë dhe një orë mbi 350 mijë euro

I ftuar në “News24”, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, foli për arrestimin e Ergys Agasit dhe tha se opozita e ka denoncuar prej më shumë se katër vitesh rolin e tij pranë kryeministrit Edi Rama.

Sipas Balliut, ndalimi i Agasit përbën një zhvillim të rëndësishëm, por nuk mjafton për të goditur të gjithë mekanizmin përmes të cilit, sipas tij, është kapur shteti. Ai e cilësoi ngjarjen si një goditje individuale ndaj biznesmenit.

Të lidhura

None found

Deputeti demokrat deklaroi se Agasi kishte ndikim në emërime dhe në institucione të rëndësishme, ndërsa e përshkroi atë si përfaqësuesin e drejtpërdrejtë të Edi Ramës në raportet me krimin e organizuar dhe strukturat shtetërore. “Kemi më shumë se 4 vite që e denoncojmë me emër Ergys Agasin në rolin që i është caktuar atij nga Edi Rama. Ai vetë është i pavlerë, por fenomeni i tij ngre pikëpyetje. Ergys Agasi kishte mundësi të drejtonte AKSHI-n, Policinë e Shtetit, të emëronte drejtorinë e policisë sepse përfaqësonte direkt Edi Ramën në raport me krimin e organizuar, por edhe në instanca shtetërore. Ai njihej si eminenca gri e Edi Ramës,” u shpreh Balliu.

Balliu përmendi gjithashtu lidhjet e Agasit me drejtues të policisë dhe solli në vëmendje orën luksoze që ai mbante në momentin e arrestimit. “Ilir Prodën e emëroi Ergys Agasi drejtor Policie, ndërsa Agasi u kap me Ulian Shpatarakun, i cili është krahu i djathtë i Prodës. Vetëm ora e dorës që mbante Agasi kur u arrestua ishte mbi 350 mijë euro. Aq kushton një apartament në Tiranë dhe as ato nuk i blejnë dot, kurse Ergys Agasi apartamentin e një çifti të ri sot e mbante në kyç. Këtu faktohet pasuria e çmendur që ata kanë bërë në kurriz të shqiptarëve,” përfundoi Klevis Balliu.


sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabet