Për herë të parë në histori një ish-president vihet nën akuzë penale, nis seanca gjyqësore ndaj Donald Trump

Tashmë prej disa orësh në gjykatën e Manhatanit në New York po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj ish presidentit Donald Trump.

Ish presidenti akuzohet për falsifikimin e dokumenteve të biznesit dhe se i pagoi ryshfet aktores së filmave për të rritur Stormi Daniels në këmbim të heshtjes së saj.

“Kjo është një çështje që nuk duhet të ishte ngritur kurrë. Ky është një sulm ndaj vendit tonë, prandaj jam shumë krenar të jem këtu sot”, tha Trump.

Ky është një moment i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara pasi është gjyqi i parë ndaj një ish-presidenti në histori për akuza penale.

Pas përballjes me drejtësinë për disa çështje të tjera, ky gjyq vjen si betejë e rradhës e ish kreut të shtëpisë së bardhë vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA.


Shtuar 15.04.2024 19:45