Patrushev: Rusia mbështet Kinën kundër perëndimit

Sekretari i Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev, tha sot, duke iu drejtuar diplomatit të rangut më të lartë të Kinës, Wang Yi, se Pekini është një prioritet kryesor për politikën e jashtme ruse dhe se të dy vendet duhet të qëndrojnë të bashkuar kundër Perëndimit.

Nikolai Patrushev, një ndihmës i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin, i tha gjithashtu Wang se Moska mbështet qëndrimin e Kinës ndaj Tajvanit, Hong Kongut dhe Xinjiangin, sipas një deklarate të cituar nga agjencia e lajmeve RIA Novosti.

“Rusia është agresori”, vuri në dukje Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Bruksel me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba dhe kreun e diplomacisë evropiane Josep Borrell, menjëherë pas fjalimit të Vladimir Putin para Parlamentit rus.

Stoltenberg madje shprehu keqardhjen për vendimin e Putinit për të pezulluar pjesëmarrjen e Rusisë në traktatin e ri START për të kontrolluar arsenalet strategjike bërthamore dhe i bëri thirrje Moskës ta rishikojë atë.

Përveç kësaj, ai tha se është gjithnjë e më i shqetësuar për mundësinë që Kina të sigurojë mbështetje ushtarake për Rusinë për sulmin e saj ndaj Ukrainës.

Nga ana e tij, kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se homologu i tij kinez Wang Yi e siguroi atë se Kina nuk i furnizon Rusisë armë dhe nuk planifikon ta bëjë këtë.

“Ne duhet të jemi vigjilentë, por, me sa di unë, nuk ka asnjë provë që Kina ka bërë atë që thotë se nuk e ka bërë”, tha Josep Borrell.


Shtuar 21.02.2023 18:02