Pas vdekjes, kush do të marrë rolin e Princit Philip? Ja çfarë po ndodh me protokollin e trashëgimisë

Ditë më parë iu dha lamtumira e fundit princit Philip, bashkëshortit të ndjerë të mbretëreshës së Britanisë, Elizabeta II.

Periudha e zisë po mbaron ngadalë dhe paraqitjet publike të mbretëreshës duhet të vazhdojnë dhe mendohet që roli pranë saj tani pas vdekjes së Princit Philip do të merret së pari nga pasardhësi, princi Charles.

Charles do të shoqërojë Mbretëreshën në paraqitjet e saj të ardhshme, duke filluar me inaugurimin e Parlamentit, sipas raporteve në “The Sun”.

Burimet mbretërore zbulojnë se mbretëresha nuk dëshiron të ndryshojë protokollin e trashëgimisë dhe t’i japë kurorën princit William, kështu që ajo dëshiron që Charles të marrë më shumë detyra në jetën mbretërore.

Kujtojmë se sipas një sondazhi të publikuar para disa ditësh, rreth 47% e qytetarëve britanikë duan që nipi i parë i Mbretëreshës të ulet në fron dhe jo babai i tij, Princ i Uellsit.

Nga ana tjetër, vetëm 27% e të anketuarëve zgjodhën Princin Charles si pasardhësin e nënës së tyre.
Në këtë sondazh morën pjesë 1590 të rritur britanik.

Ndërkohë, djali i dytë i Princit Charles, Harry ka hequr dorë nga privilegjet dhe është zhvendosur në Kaliforni, SHBA me gruan e tij, Dukeshën e Sussex, Megan . Ata kanë qenë prej kohësh kryefjala e mediave dhe madje intervista e tyre për Oprah ishte bomba përfundimtare.


Shtuar 26.04.2021 17:36