Pagoi para për të vrarë ish-vjehrrën, gruaja e pëson rëndë

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Florida, ku një grua ka paguar 15 mijë dollar për të hequr qafe ish-vjehrrën e saj.

Leigh Ann Bauman, 44 vjeç kishte tërhequr paratë në bankë dhe kishte kërkuar ndihmë nga një shoqe që t’i gjente një vrasës me pagesë.

Sipas saj, pas ngjarjes së rëndë do të shkonte në kishë dhe do të kërkonte falje për krimin e rëndë.

Arsyeja pse Leigh e donte të vrarë ish vjehrrën është sepse dyshonte se kjo e fundit po thurte plane për t’i marrë kujdestarinë e fëmijëve.

Fatmirësisht ajo u zbulua para se tragjedia të ndodhte dhe u arrestua, ndërsa pret shumë shpejt të marrë dënimin. /albeu.com/


Shtuar 7.05.2021 17:01