Organizuesi i sondazheve për republikanët: Donald Trump do të humbasë zgjedhjet

Organizuesi i sondazheve të republikanëve, Frank Luntz ka parashikuar se Donald Trump do të humbasë zgjedhjet pas asaj që ai e përshkroi si performancën përçmuese të debatit të ish-presidentit.

Trump dhe Kamala Harris dolën në një skenë në Filadelfia të martën mbrëma për debatin e tyre të parë dhe ndoshta të vetëm, ku 78-vjeçasri përsëriti pretendimet e rreme se zgjedhjet e vitit 2020 ishin të manipuluara dhe promovoi një teori konspirative rreth emigrantëve në Ohio, të cilët, sipas republikanit, po rrëmbejnë dhe po hanë kafshë shtëpiake.

Të dy kandidatët deklaruan se kanë fituar debatin, por një anketues republikan mendoi se rezultati ishte i qartë. Gjatë një interviste në Piers Morgan Uncensored të mërkurën, anketuesi Frank Luntz u pyet se a mendoni se Kamala fitoi dhe a do të thotë kjo që ajo tani mund të fitojë zgjedhjet?

“Unë mendoj se është më e saktë të themi se humbi Donald Trump. Dhe kjo nuk është performanca më e keqe e debatit që kam parë në karrierën time, por është shumë afër. Bisedat për njerëzit që hanë qen dhe mace, duke e quajtur liderin e Hungarisë një nga më të mëdhenjtë e botës dhe herë pas here duke humbur mundësinë për të përqendruar vëmendjen në inflacion dhe koston e jetës si dhe politikat e Bidenit”, u përgjigj Luntz.

Një sondazh i parakohshëm nga CNN të martën mbrëma zbuloi se 63 për qind e shikuesve mendonin se Harris fitoi debatin, ndërsa 37 për qind thanë të njëjtën gjë për Trumpin. Ndryshe, Trump dhe Harris nuk dihet nëse do të mbajnë një debat të ri para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit (e martë).


Shtuar 12.09.2024 19:23