Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kenia, ku një oficer policie ka qëlluar për vdekje gruan e tij dhe pesë persona të tjerë me një AK-47.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte dhe ka qenë fqinji ai që ka njoftuar rreth ngjarjes, pasi ka dëgjuar të shtënat me armë nga shtëpia e oficerit.
Polici më pas vazhdoi duke gjuajtur me armë në Kabete, pranë kryeqytetit, Nairobi, duke vrarë pesë të tjerë dhe në fund është vetëvrarë.
Ndërkohë nuk ka asnjë detaj në lidhje me këtë ngjarje dhe pse dyshimet e para janë se mund të ketë pasur një zënkë mes çiftit.
Autori i kësaj ngjarje është identifikuar si Benson Imbasi.