Princesha Charlene e Monakos bëri daljen e parë publike të shtunën, pasi luftoi me një sëmundje misterioze në Afrikën e Jugut.
Princesha 44-vjeçare mori pjesë në Monaco E-Prix me bashkëshortin e saj, Princin Albert II, dhe binjakët e tyre 7-vjeçarë, Princeshën Gabriella dhe Princin Jacques.
Charlene u shfaq elegante, me një kostum gri të komninuar me këpucë me majë dhe me një prerje flokësh pixie.
Ajo u fotografua duke marrë pjesë në prezantimin e trofeut pas garës së Formula E, dhe në një çast vendosi duart rreth vajzës së saj, një moment i ëmbël i kapur nga kamerat.
Kjo është hera e parë që Charlene merr pjesë në një ngjarje të profilit të lartë që kur Page Six raportoi në nëntor 2021 se ajo “pothuajse vdiq” në Afrikën e Jugut pasi iu nënshtrua operacioneve të shumta dhe pësoi një humbje ekstreme në peshë.
Ajo u kthye në Monako në mars pas një qëndrimi 4-mujor në një klinikë zvicerane, ku u trajtua për “lodhje emocionale dhe fizike”. Burimet për Page Six thanë vitin e kaluar se miqtë e familjes ishin të shqetësuar se Albert e minimizoi sëmundjen e Charlene pasi dha një intervistë për vizitën e saj në klinikën zvicerane.
Burimi vuri në dukje në atë kohë se Charlene ishte në gjendje të “merrte lëngje vetëm përmes një pipze”, kështu që ajo humbi pothuajse gjysmën e peshës së saj trupore.
Siç u raportua më parë, Charlene u sëmur gjatë vizitës së saj në Afrikën e Jugut në maj 2021, që ishte menduar të ishte një vizitë 10-ditore. Një seri operacionesh të dhimbshme më pas e vonuan kthimin e saj në principatë. Albert pretendoi në një intervistë të nëntorit 2021 me People se gjendja e saj ishte rezultat i “disa faktorëve që janë çështje private”.
Charlene nuk ka komentuar publikisht për shëndetin e saj.