Niveli i lartë i traumës tek fëmijët palestinezë pas luftimeve

Luftimet midis Izraelit dhe Gazës kanë lënë pasoja të tmerrshme tek fëmijët. “Reuters’’ raporton se një pjesë e madhe e tyre kanë humbur edhe familjarët.

Tre javë pasi 6-vjeçarja Suzy Eshkuntana u nxorrë nga rrënojat e shtëpisë së saj, që u shkatërrua nga një sulm ajror izraelit, është ende e traumatizuar.

Suzy dhe i ati tani po jetojnë me xhaxhain e saj, i cili tha se ajo mezi ha, nuk fle mirë dhe nuk ka dëshirën për të luajtur. Psikologët i kanë bërë Suzy-it vizita të rregullta për ta ndihmuar atë të kalojë traumën, duke zhvilluar terapi.

Rreth 500,000 fëmijë sipas UNICEF kanë nevojë për mbështetje psikologjike pas 11 ditësh luftimesh midis sunduesve të Hamasit të Izraelit. Të paktën 66 fëmijë ishin midis mbi 250 palestinezëve të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza. Dy fëmijë ishin midis13 të vrarëve në Izrael nga sulmet me raketa të militantëve të Gazës.

Rreth gjysma e popullsisë dy milionëshe e Gazës janë nën 18 vjeç. Shumë prej tyre mbajnë traumën e tre luftërave të mëparshme dhe disa konflikteve të tjera të dhunshme midis Izraelit dhe grupeve militante të Gazës që nga viti 2008.

Lucia Elmi, përfaqësuesja speciale e UNICEF në territoret palestineze, është shprehur se edhe para luftimeve të zhvilluara muajin e kaluar, një në tre fëmijë kishte nevojë për mbështetje psiko-sociale. Depresioni, varfëria dhe pasiguria janë çështjet më të zakonshme midis fëmijëve të Gazës.


Shtuar 12.06.2021 09:54