“Nënshkroi marrëveshje me djallin”, 19 vjeçari shpallet fajtor për vrasjen brutale të dy motrave në Angli

Një 19-vjeçar është shpallur fajtor për vrasjen e dy motrave në 6 qershor të vitit që lamë pas.

I riu Danyal Hussein, vrau Bibaa Henry, 46 vjeç dhe Nicole Smallman, 27 vjeç. Trupat e tyre ishin hedhur në disa shkurre afër një fushe që përdorej për piknik, në Fryent Country Park, Ëembley, ndërsa dy motrat kishin shkuar atje për të festuar një ditëlindje.

Mësohet se 19-vjeçari ishte i fiksuar pas riteve satanike, ndërsa kishte prerë veten në mënyrë që të përdorte gjakun e tij për të nënshkruar një marrëveshje me një “djallë” të quajtur Lucifuge Rofocale dhe premtonte se do të sakrifikonte gratë në këmbim të fitimit të Super Jeckpot-it në lotarinë Mega Millions.

Autoritetet zbuluan në dhomën e Huseinit një shënim që tregonte se vrasja e dy motrave ishte produkt i një skenari mes tij dhe një “djalli”, ndërsa ishte e nënshkruar me gjakun e 19-vjeçarit.

Në letër ai premtonte të “sakrifikojë gratë në këmbim të fitimit të lotarisë dhe pa u zbuluar në lidhje me krimin”.
Po ashtu, 19 vjeçari u shpall fajtor për vrasje në një gjyq në Old Bailey.

Gjatë gjyqit nuk pranoi të jepte detaje, por mohoi përfshirjen e tij në vrasje.
Nëna e vajzave, në një deklaratë të cilën e lexoi në gjykatë, tha: Askush nuk pret që fëmijët të vdesin para prindit, por të të vdesin të dy fëmijët në një natë të vetme është krejtësisht e pakuptueshme.

Ajo e ndoqi të gjithë procesin gjyqësor dhe mësoi të gjitha detajet rreth vrasjes brutale të dy vajzave të saj.
“Mendova se ky njeri s’mund të kishte zemër”, tha ajo, duke shprehur dëshirën se të paktën nuk do të kishta më viktima të tjera të kësaj natyre.


Shtuar 6.07.2021 18:53