Nëna e harron në mes të vapës në makinë, ndërron jetë 3-vjeçarja

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Kaliforni, ku si pasojë e pakujdesisë së nënës së saj një 3 vjeçare ka humbur jetën. Nëna harroi fëmijën në makinë për më shumë se 3 orë dhe si pasojë e nxehtësisë ajo ka humbur jetën.

Por ajo çfarë është më shokuese është fakti se nëna harroi në makinë 3-vjeçaren pasi shkoi për të punuar në një fermë të kanabis. Dyert dhe dritaret e makinës ishin të mbyllura dhe fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e nxehtësisë, sipas të dhënave të policisë.

“Është një tragjedi. Ne duhet të kemi parasysh se temperaturat në këtë periudhë janë shumë të larta sidomos në një makinë të mbyllur” tha zëdhënësi i policisë.

Një oficer policie ishte ai që pa vajzën në makinë pas një kontrolli rutinë. Xhesika u transportua me ambulancë në një spital por mjekët nuk mund të bënin asgjë për ta shpëtuar. Nëna e saj Mojica Dominguez, 28 vjeç, është arrestuar dhe do të përballet me akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Në shtëpinë e 28-vjeçares, policia gjeti rreth 70 kilogramë rrënjë kanabis dhe rreth 210 kilogramë kanabis të përpunuar.


Shtuar 7.06.2021 11:38