Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka hedhur akuza ndaj shtetit rus në lidhje me negociatat e mundshme për një paqe për luftën 3-vjeçare mes tyre.
Zelensky është shprehur se Rusia është duke u përpjekur të “blejë kohë” edhe pse Donald Trump për telefonatën e djeshme mes tij dhe Vladimir Putin tha se ishte bërë përparim drejt një armëpushimi.
“Nëse Rusia vazhdon të paraqesë kushte jorealiste dhe të minojë progresin, duhet të ketë pasoja të rënda”, shkroi presidenti i Ukrainës në rrjetet sociale.
Pas telefonatave të ndara me Zelenskyn dhe Putinin të hënën, Trump tha se bisedimet për armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës do të fillonin “menjëherë”.
Putin tha se ishte gati të punonte për një “memorandum mbi një marrëveshje të mundshme paqeje në të ardhmen”, por nuk iu përgjigj thirrjeve për një pauzë 30-ditore të luftimeve.