Ndizet rrjeti/ Trump vë në dyshim identitetin e Harris: Është me ngjyrë apo indiane?

Debate të ashpra mes Donald Trump dhe Kamala Harris, të cilët garojnë për postin e Presidentit të SHBA-ve.

Kandidati i Republikanëve, në një intervistë të dhënë së fundmi ka ngritur dyshime sa i përket identitetit racor të zv. presidentes aktuale të Shteteve të Bashkuara, duke ngritur pikëpyetje nëse ajo është indiane apo me ngjyrë.

“Ajo ishte gjithmonë me origjinë indiane dhe ajo vetëm po promovonte trashëgiminë indiane. Unë nuk e dija se ajo ishte me ngjyrë deri disa vite më parë, kur ajo u bë me ngjyrë dhe tani ajo dëshiron të njihet si me ngjyrë. Pra nuk e di, a është indiane apo me ngjyrë?”, tha ai në kongresin e Shoqatës Kombëtare të Gazetarëve të me Ngjyrë në Çikago të mërkurën.

Po në të njëjtën ditë, duke folur në Hjuston në një mbledhje të shoqatës Sigma Gamma Rho, Harris i përshkroi komentet e ish-presidentit si e njëjta shfaqje e vjetër, përçarje dhe mosrespektimi. “Më lejoni të them vetëm, populli amerikan meriton më mirë,” tha ajo.

Nga ana tjetër, edhe rrjeti nuk është kursyer për komentet e ish-presidentit të SHBA-së, duke i quajtur fjalët e tij të turpshme ndaj njerëzve me ngjyrë.


Shtuar 1.08.2024 12:16