Ministri i Kulturës në Itali Gennaro Sangiuliano thotë se ka patur një bisedë të gjatë telefonike me Elon Musk, të cilin e ka informuar se ndeshjen e boskit të supozuar kundër Mark Zuckerberg nuk do e zhvillojnë në Romë.
Ishte ideja e Musk që ndeshja të zhvillohej në një skenë romake, dhe të transmetohej drejtpërdrejt dhe falas në rrjetin social ish-Twitter, tashmë të njohur si “X”.
Por ministri italian duket se ia ka prerë shpresat. Sangiuliano gjithashtu thotë se dy spitale pediatrike në Itali do të marrin një donacion të madh, pa qenë nevoja për të ardhurat e ndeshjes së dy titanëve të teknologjisë.
“Bisedë e gjatë dhe miqësore me Elon Musk mbi një ngjarje të madhe të evolimit historik. Ajo nuk do të mbahet në Romë. Do të ketë një donacion të madh për dy spitale të rëndësishme pediatrike italiane për forcimin e strukturave dhe kërkimit shkencor për të luftuar sëmundjet”, shkruan ministri italian Sangiuliano.