Mijëra njerëz protestojnë në rrugët e Londrës, kërkojnë një armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Mijëra njerëz kanë protestuar ditën e sotme në rrugët e Londrës duke kërkuar zbatimin e një armëpushimi në Gaza , pas më shumë se 5 muajsh të një lufte shkatërruese midis Izraelit dhe lëvizjes islamike Hamas në enklavën palestineze.

Duke nisur nga Hyde Park Corner, në qendër të kryeqytetit britanik, demonstruesit në prani të forcave të shumta policore do të përfundojnë marshimin e tyre përpara ambasadës amerikane, ku është ngritur një skenë për fjalime. Duke mbajtur flamuj palestinezë, turma thirri “Liri në Palestinë” dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm duke denoncuar më shumë se 30 mijë vdekjet e shkaktuara nga sulmet izraelite, sipas zyrtarëve të Autoritetit Palestinez.

Disa mbanin pankarta që lexonin slogane të tilla si “Stop luftën në Gaza” ose “Stop genocidit”. Policia, e akuzuar nga disa politikanë në krahun e djathtë të partisë konservatore në pushtet se u shfaq pajtuese me protestuesit, siguroi se ata do ta bënin punën e tyre “pa frikë” dhe do të qëndronin “të pavaru e të paanshëm” duke mbrojtur të drejtën demokratike në demonstrim.

“Këto demonstrata po kthehen në marshime urrejtjeje kundër Izraelit dhe ne mendojmë se mjafton,” u ankua Itai Galmandi, një organizator i një kundër-demonstrate në Londër sot, siç raportohet nga agjencia e lajmeve PA.


Shtuar 9.03.2024 17:54