24-vjeçarja Cassidy Kraus është arrestuar për tre akuza të rënda. Një prej akuzave është abzimi seksual me një nxënës 14 vjeçar.
Ajo ushtronte profesionin e mësueses në IKM Manning School. Ajo i dërgonte mesazhe të turpshme në rrjetin social Snapchat tre djemve 13-vjeçarë.
Arrestimi i saj vjen vetëm disa muaj pas dasmës së saj, edhe pse ishte martesë e shkurtër, pasi të dhënat tregojnë se bashkëshorti i saj bëri kërkesë për divorc vetëm pak muaj pas martesës.
Tre ditë para paraqitjes së divorcit ajo dha dorëheqjen për të shmangur shkarkimin. Mediat e huaja raportojnë se ajo mund të vuajë dënimin me deri në 33 vite burg.